TAGS-AT E JAVËS

Kosova27 Maj 2023, 17:06

Kurti bisedon me të dërguarin britanik: Qëllimi jonë i vetëm, nisja e punës nga krerët e rinj të komunave në Veri

Shkruar nga Pamfleti

Kurti bisedon me të dërguarin britanik: Qëllimi jonë i

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka biseduar me të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, me të cilin tha se ka folur për zhvillimet e fundit në veri të vendit.

Kurti përmes një statusi në Twitter ka shkruar se qëllimi i qeverisë që ai e drejton është të sigurojë akses në zyrat për kryetarët e zgjedhur të komunave veriore.

Pata një telefonatë me Lordin Stuart Peach për zhvillimet më të fundit. Theksova se qëllimi i vetëm i qeverisë sonë është të sigurojë qasje në zyre për kryetarët e zgjedhur të komunave dhe shpreha angazhimin tim për të punuar me Mbretërinë e Bashkuar dhe aleatët e QUINT-it për zbatimin e menjëhershëm të Marrëveshjes Bazë”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Lini një Përgjigje