TAGS-AT E JAVËS

Kosova27 Maj 2023, 16:31

Moska reagon për tensionet në Kosovë dhe bën përgjegjëse SHBA: Po rrezikohet siguria e gjithë rajonit

Shkruar nga Pamfleti

Moska reagon për tensionet në Kosovë dhe bën

Nuk kishte si të mungonte reagimi i Moskës për situatën e djeshme në Kosovë.

Rusia bëri përgjegjës Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian për përshkallëzimin e tensioneve në veri dhe tha se po e shikonte situatën me shqetësim.

Ne dënojmë me vendosmëri hapat provokues të Prishtinës, të cilat e kanë sjellë situatën afër fazës së nxehtë dhe kërcënojnë drejtpërdrejt sigurinë e të gjithë rajonit të Ballkanit.

Përgjegjësia për këtë është plotësisht e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian”, theksoi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, duke shtuar se qortimet e Kosovës nga “ndërmjetësuesit perëndimorë” erdhën shumë vonë.

zkharova rusia

Lini një Përgjigje