
Dhjetë automjete të KFOR-it, duke përfshirë edhe makineri të rëndë kanë kaluar rreth orës 15:00 nga Mitrovica, përmes Bajnskës në drejtim të Leposaviqit, përkatësisht kufirit të Jarinjes, raporton KosovaPress.
Nuk dihet saktësisht nëse është gjetur diçka në këtë zonë. KFOR ka shkuar në mbështetje të Policisë së Kosovës.
Helikopteri i KFOR-it pothuajse vazhdimisht është duke fluturuar mbi këtë zonë, duke vëzhguar situatën nga ajri.
Ndërkaq, anëtarët e Policisë së Kosovës po vazhdojnë “krehjen” e terrenit edhe në zona malore, në kërkim të gjurmëve të terroristëve.
Në këto momente, kanë arritur edhe disa automjete të EULEX-it, të cilat kanë shkuar në drejtim të manastirit të Bajnskës.
Lini një Përgjigje