TAGS-AT E JAVËS

Kosova24 Shtator 2023, 16:59

Sulmi në veri të Kosovës, ambasadori i SHBA flet pas takimit me Kurtin: Jemi të shqetësuar për situatën

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi në veri të Kosovës, ambasadori i SHBA flet pas takimit me

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier ka folur pas takimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Ai ka thënë se është shumë i shqetësuar për situatën e ndodhur në veri të vendit.

“Nuk mund të themi diçka më shumë se ajo që e kemi thënë”, u shpreh ai pas takimit.

Jeffrey Hovenier tha gjithashtu se po punojnë me qeverinë për t’u siguruar që Policia e Kosovës të operojë në kushte dinjiteti dhe sigurie. Hovenier u ka shprehur ngushëllimet popullit të Kosovës dhe familjarëve të policit të vrërë.

“Sapo përfunduam takimin me kryeministrin. Ne nuk kemi asnjë deklaratë përtej atyre të lëshuara tashmë nga ambasadat tona apo qeveritë tona. Jemi thellësisht të shqetësuar për situatën, i dënojmë sulmet, po punojmë ngushtë me Qeverinë për të siguruar që Policia e Kosovës të jetë në gjendje të operojë në kushte dinjiteti dhe sigurie. Natyrisht ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për popullin e Kosovës dhe familjet e policit tonë të rënë”, tha ambasasori i SHBA.

Ambasadorët e pesë shteteve të QUINT-it; i SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuara, Gjermanisë, Italisë dhe Francës u takuan sot në Qeverinë e Kosovës për të biseduar për zhvillimet e fundit në veri, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe dy të tjerë u plagosën nga një grup terrorist serb.

ambasadori sulm kosove

Lini një Përgjigje