Ambasadori serb në SHBA, Marko Gjuriç, në një postim të tij në X ka thënë se janë katër serbë të vrarë nga grupi terrorist që sot sulmoi Policinë e Kosovës. Vetë Prishtina ka konfirmuar së paku 3 deri tani.
Gjuriç vazhdoi retorikën e Vuçiçit, duke thënë se Kurti është përgjegjës për ngjarjen e sotme.
“Albin Kurti mban përgjegjësi për gjakderdhjen e sotme në veri të Kosovës. Serbia dënon pa mëdyshje dhunën në të cilën u vranë së paku katër serbë dhe një shqiptar i Kosovës (të paktën dy serbë u vranë nga zjarri snajper) dhe bën thirrje për veprim urgjent nga bashkësia ndërkombëtare. Ngushëllimet e mia të sinqerta për familjet e viktimave dhe të gjithë të prekurve nga kjo tragjedi. Gjakderdhja në veri të Kosovës është një tragjedi që ka mundur dhe është dashur të parandalohet”, ka pretenduar Gjuriç.
Lini një Përgjigje