TAGS-AT E JAVËS

Kosova 6 Prill 2023, 14:47

Haradinaj sulmon Kurtin: Dorëzo detyrën, shko ku të duash

Shkruar nga Pamfleti

Haradinaj sulmon Kurtin: Dorëzo detyrën, shko ku të duash

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i kërkoi sot kryeministrit Albin Kurti që të lirojë detyrën, pasi sipas tij, nuk ka përfituar askush prej tij.

Haradinaj i quajti gënjeshtra sukseset ekonomike të paraqitura nga kryeministri Kurti.

“Mos harroni se asnjë vend nuk i nënshtrohet një njeri, e kam dëgjuar prej teje këtë kryeministër. Dikur i ke thënë Hashim Thaçit në këtë foltore shko Hashim, ta deshi puna dhe shkoi Hashimi. Çka është më mirë në këtë Kosovën tënde të lutem. Prej kur ke ardhur ti nuk po shoh se dikush ka pa hajër prej teje. Nuk e di që një profesionist i një sektori që të ka pa hajrin. Prandaj edhe unë po të them shko Albin se nuk po nxjerrë asgjë në dritë në Kosovë, veç nuk mundem të të thënë “shko ku janë ata”. Por, shko ku të duash ti, veç shko”, tha ai.

Ai kritikoi ekzekutivin edhe për mungesën e investimeve kapitale dhe punësimet familjare.

Më tej, kreu i AAK-së pati kritika për qeverinë edhe për pagat e policëve, mjekëve, ushtarëve e AKI-së, duke thënë se janë të vetmit në rajon që s’iu është rritur paga në 2 vjet Qeveri Kurti.

“Unë e kuptoj nëse ia merr inati Serbisë ti Albin Kurti se të ka mbajtur në burg e të ka keqtrajtuar, por s’e kuptoj pse ia ke marrë inati shtetit tënd e të punësuarve në sektorin publik. Pse të vetmit polic të rajonit që nuk i rritet paga është polici i Kosovës. Pse i vetmi ushtar që s’ka rritje rroge në më shumë se 2 vjet qeverisje, është ai i Kosovës. Pse nuk i rritet rroga doganierit, AKI-së, e pse ua ke marrë inati mësuesve që për 50 euro i ke mbajtur shkollat mbyllur”, tha Haradinaj.

 

kosova kurti haradinaj

Lini një Përgjigje