TAGS-AT E JAVËS

Kosova 8 Prill 2025, 17:52

Glauk Konjufca: Nuk e formojmë dot vetëm qeverinë, na duhet koalicion

Shkruar nga Pamfleti

Glauk Konjufca: Nuk e formojmë dot vetëm qeverinë, na duhet

Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje do ta ketë të pamundshme të qeverisë pa formuar një koalicion. Ai ka thënë se VV-ja nuk ka arritur qëllimin që të qeverisë e vetme dhe se tani i duhet të modifikojë rrugën për të arritur pushtetin.

Vetëvendosja e ka pas pozicionin transparent gjatë zgjedhjeve. Kemi thënë se qëllimi im ka qenë me vazhdu një qeverisje siç e kemi, mundësisht pa partitë tjera opozitare e pastaj e merr rezultatin e zgjedhjeve edhe e sheh që nuk e ke mbërri atë qëllim. Kjo është demokracia. E ke pas një qëllim dhe nuk ke mbërritur atë. E pastaj e modifikon rrugës. S’është mëkat kjo demokraci. E vendos një qëllim – nuk e kemi arritur. S’i kemi arritur qëllimet dhe tash jemi në skenarin B. Është rasti më normal i mundshëm”, ka thënë ai pas mbledhjes me subjektet politike. “Kemi thënë qëllimi është ta bëjmë të vetëm qeverinë. A është e mundshme kjo? Mua nuk po më duket e mundshme”, vijoi ai.

Ai ka folur edhe për letrën dërguar Lidhjes Demokratike të Kosovës për konsulta para konstituimit të Kuvendit dhe për procesin e formimit të qeverisë, Konjufca ka thënë se do të përdoret “gjuhë e bashkëpunimit dhe partneritetit”.

... në fund të fundit, të gjithë zgjohemi një mëngjes dhe shohim cili është rezultati i zgjedhjeve dhe e kuptojmë që politika nuk ndërtohet mbi urrejtjen dhe dashurinë. Politika është me i kuptu interesat, por interesat që i përfaqësojmë s’janë tonat, por të Republikës së Kosovës. Këtu është vetëm bashkëpunimi. Është përpjekja për ta çuar Kosovën përpara së bashku, sepse veç e veç nuk kemi mundësi. Demokracia dhe politika e kërkon pikërisht këtë. Që duke u bërë bashkë të lidhen forcat dhe të vijë te një doktrinë e përbashkët e përfaqësimit të interesave tona shtetërore”, ka thënë ai.

Lini një Përgjigje