Gazetari Xhemajl Rexha, i cili ishte i pranishëm në ambientet e Gjykatës Speciale në Hagë ku sot po mbahet procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka zbuluar disa detaje nga senaca.
Ai tha se të pranishëm në sallën e gjyqit ishin familjarët e tyre dhe se ish presidenti Hashim Thaçi ishte më më serioz se ish udhëheqësit e tjerë dhe mbante qëndrim.
“Ishte një moment absolutisht shumë i veçantë. Ishte mundësia për të parë për herë të parë nga afër ish-presidentin Thaçi, zotërinjtë Krasniqi, Selimi, Veseli pas dy vitesh e gjysmë të mbajtjes në Hagë. Në galerinë publike fare afër gazetarëve ishin familjarët e tyre. Gjëja e parë që zoti Selimi bëri ishtë përshëndetja e bashkëshortes. Ai ishte më në disponim. Thaçi ishte më serioz dhe mbante qëndrim,” – u shpreh Rexha.
Në Dhomat e Specializuara në Hagë nisi këtë të hënë gjykimi ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Katër ish-krerët e UÇK-së u deklaruan “plotësisht të pafajshëm” në lidhje me aktakuzën e Prokurorisë.
Prokurori i Specializuar u shpreh se rasti i gjykimit nuk ka të bëjë me gjithë UÇK-në, por vetëm me katër të akuzuarit. Sipas tij, shumica e viktimave ishin shqiptarë të Kosovës pasi shiheshin se kundërshtonin UÇK-në apo përkrahnin Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ata dyshohen për vrasje të serbëve, romëve dhe kundërshtarëve të tjerë në luftën e viteve 1998/99 në Kosovë. Krimet e supozuara përfshijnë: vrasje, torturë dhe zhdukje me forcë, dhe janë kryer në disa qytete të Kosovës dhe në disa zona të veri të Shqipërisë.
Lini një Përgjigje