TAGS-AT E JAVËS

Kosova 3 Prill 2023, 13:34

Gjyqi në Hagë, Prokuroria: Shtabi i UÇK-së dënonte “tradhtarët” dhe “kolaboracionistët”

Shkruar nga Pamfleti

Gjyqi në Hagë, Prokuroria: Shtabi i UÇK-së dënonte

Vijon prej disa orësh procesi gjyqësor në Hagë kundër ish-krerëve të UÇK. Kryetari i hetuesve në Zyrën e Prokurorit të Specializuar, Ward Ferdinandusse, paraqiti disa vendime, që sipas organit të akuzës, UÇK ka vrarë të ashtuqujturit “tradhtarë” dhe “kolaboracionistë”.

Në një komunikatë që sipas prokurorit është gjetur në shtëpinë e Jakup Krasniqit, aty shkruan se “janë marrë masa ndaj disa kolaboracionistëve”.

Termat tradhtarë dhe kolaboracionistë keqpërdoreshin ose ngatërroheshin. Personat e etiketuar kështu ndaloheshin në mënyrë arbirtrare dhe në shumë raste keqtrajtoheshin në mënyrë të tmerrshme. Katër të akuzuarit keqpërdoruan postin e Shtabit të Përgjithshëm”, tha ai.

Më tej ai paraqiti edhe disa komunikata të tjera të Shtabit të Përgjithshëm për “dhënien e dënimit të merituar, për të gjithë ata që nuk mbështesin luftën e UÇK-së”.

uck gjyqi hage

Lini një Përgjigje