TAGS-AT E JAVËS

Kosova 3 Prill 2023, 10:18

Gjyqi në Hagë, ish-drejtuesit e UÇK-së shfaqen në sallë pas 2.5 viteve burg: Jemi të pafajshëm!

Shkruar nga Pamfleti
Gjyqi në Hagë, ish-drejtuesit e UÇK-së shfaqen në
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi të pranishëm në sallën gjyqësore në Hagë

Në Hagë ka nisur gjyqi ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata u pyetën nëse i kuptojnë apo jo aktakuzat e ndryshuara, për këtë ish-kupola drejtuese e UÇK-së u shprehën se janë tërësisht të pafajshëm.

“E kuptoj, jam plotësisht I pafajshëm”, tha Hashim Thaçi.


“E kuptoj, por gjithsesi, e shpreh pakënaqësinë time për zvarritjen 2.5 vjeçare, megjithatë ju falënderoj. Tërësisht I pafajshëm”, u shpreh Kadri Veseli.

“Jam I pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës”, Rexhep Selimi.

“E kam vështirë ta kuptoj akuzën dhe mënyrë se si është përpiluar kjo akuzë. Unë nuk kam asnjë lidhje me asnjërën nga pikat që I lexoi prokuroja para pak kohe. Akuzën e kuptoj kështu sic është, dhe nuk pajtohem me atë dhe nuk mbaj asnjë përgjegjësi për të cilën flet aktakuza. Tërësisht i pafajshëm”, tha Jakup Krasniqi.

Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka nisur seanca e parë gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Prokurori i Specializuar do të ketë maksimum pesë orë kohë për të mbrojtur rastin.

 

nis gjyqi në hagë

Lini një Përgjigje