TAGS-AT E JAVËS

Kosova 3 Prill 2023, 08:55

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, shqiptarët mblidhen në protestë para Hagës

Shkruar nga Pamfleti
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, shqiptarët mblidhen

Qytetarët janë mbledhur për të protestuar me flamuj të kuq dhe plisa para Gjykatës së Hagës.  Dhjetëra autobusë me shqiptarë kanë shkuar në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndaj të cilëve sot do të fillojë gjykimi. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, qytetarët janë mbledhur për të tubuar, me flamuj të kuq dhe plisa.

Autobusët kanë ardhur nga Gjermania, Austria, Zvicra e Belgjika dhe protesta pritet të nisë në orën 10:00, ndërkohë që gjyqi në atë orë duhet të ketë nisur prej një orë. Po ashtu, edhe dje në Prishtinë u mbajt Marshi për Drejtësinë, ku morën pjesë afër 100 mijë persona.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli, dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, janë deklaruar të pafajshëm për katër akuza për krime lufte dhe gjashtë akuza për krime kundër njerëzimit. Ata ndodhen në paraburgimin e Gjykatës Speciale që prej vitit 2020. Pas marshimit që u mbajt një ditë më parë në Kosovë, ku mijëra njerëz u mblodhën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, një tjetër protestë është thirrur sot para Gjykatës Speciale.

Ish-krerët akuzohen për krime lufte: arrestim dhe ndalim i paligjshëm, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme. Ndërkaq, krimet kundër njerëzimit që ata akuzohen se kanë kryer janë: përndjekje, burgosje, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje e paligjshme dhe zhdukje me forcë e personave.

Dhomat e Specializuara të Kosovës njoftuan se është planifikuar që deklaratat hyrëse të mbahen më 3, 4 dhe 5 prill, duke filluar prej orës 9:00 të mëngjesit.

gjyqi ndaj ish-krerëve të uÇk-së proteste ne hage

Lini një Përgjigje