TAGS-AT E JAVËS

Kosova26 Maj 2023, 17:05

Futet në zyrë edhe kreu i komunës së Leposaviçit, ngrihet flamuri i Kosovës

Shkruar nga Pamfleti

Futet në zyrë edhe kreu i komunës së Leposaviçit,

Kryetari i zgjedhur i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi ka arritur të futet në godinë.

Raportimet nga veriu i vendit thonë se kjo ka ndodhur me asistencë të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës që kanë hequr barrikadat në dyert e komunës. Ndërkohë ai ka ngritur dhe flamurin e Kosovës.

Kryetarët e tri komunave me shumicë serbe – që të gjithë shqiptarë – u betuan në ndërtesa publike, për shkaqe të sigurisë. Sot ata u futën në zyrë, por pati tensione dhe përplasje të forta.

leposavic

Lini një Përgjigje