
Policia ka përqendruar forcat në Leposaviç, ku po hidhet gaz lotjsellës ndaj serbëve, të cilët vijojnë përpjekjet për të mos lejuar futjen e kryetarit të zgjedhur. Nga ana tjetër në këtë zonë ka nisur vendosja e barrikadave...
Policia e Kosovës ka reaguar zyrtarisht për tensionet në veri. Sipas saj, janë 5 efektivë të lënduar për shkak të përplasjes me serbët në Zveçan.
Sipas një deklarate të lëshuar nga Policia e Kosovës, zyrtarët e rendit publik vazhdimisht kanë biseduar me qytetarët e tubuar, duke të largohen dhe të mos pengohet puna e zyrtarëve shtetëror, të lirohet rruga dhe të lejohet hyrja e tyre në vendet e punës, mirëpo sipas policisë të njëjtit kanë refuzuar në vazhdimësi.
“Protestuesit në Zveçan pas një kohe kanë filluar të shfaqin dhunë, të fyejnë e të hedhin mjete të ndryshme të forta dhe shok bomba në drejtim të Policisë dhe automjeteve zyrtare, duke shkaktuar rrezik të drejtpërdrejtë dhe lëndime të lehta trupore deri tani ndaj pesë (5) zyrtarëve policorë të cilët më pas u janë kthyer detyrave policore”, thuhet në komunikatë.
Po ashtu bëhet e ditur se duke parë rrezikun e drejtpërdrejtë të jetës së zyrtarëve policorë, njësitë policore janë detyruar të reagojnë dhe të përdorin mjetet e ligjshme, përfshirë gazin lotsjellës për shpërndarje të turmës, dhe për t’ua mundësuar hyrjen kryetarëve në objekte komunale.
Ndërkohë mësohet se në gatishmëri janë vendosur edhe forcat e KFOR. Ushtarët janë duke monitoruar situatën në rast se do të agravojë, ndërkohë që janë ngritur në ajër dhe helikopterë.
Mësohet se policia ka përqendruar forcat në Leposaviç, ku po hidhet gaz lotjsellës ndaj serbëve, të cilët vijojnë përpjekjet për të mos lejuar futjen e kryetarit të zgjedhur. Nga ana tjetër në këtë zonë ka nisur vendosja e barrikadave. Disa kamionë janë të parkuar në mes të rrugëve në hyrje dhe dalje të Leposaviçit.
Po ashtu Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar ashpër për situatën në Veri të Kosovës. Ambasadori Jeffrey m. Hovenier ka kërkuar nga autoritetet e Kovës që ndalin masat. Sipas tij, aktet e dhunshme janë të papranueshme.
“Shtetet e Bashkuara dënojnë veprimet e vazhdueshme të autoriteteve kosovare për të hyrë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës. Masat e sotme të dhunshme duhet të ndërpriten menjëherë”, shkruan ai.
Pra duket sikur ambasadori u ka krehur bishtin serbëve, ndërkohë që sulmon autoritetet e Kosovës.
Lini një Përgjigje