TAGS-AT E JAVËS

Kosova27 Maj 2023, 22:56

E rëndë në Zvicër, vritet nga bashkëshorti 37-vjeçarja nga Kosova

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Zvicër, vritet nga bashkëshorti

Një 37-vjeçare nga Kosova është gjetur e vdekur në banesën e saj në Vaus të Zvicrës, ditën e djeshme.

Mediat zvicerane njoftojnë se bëhet fjalë për një krim në familje, pasi e reja është qëlluar për vdekje nga bashkëshorti 42-vjeçar.

Sipas këtyre raportimeve, viktima është goditur me thikë.

Vetë 42-vjeçari u paraqit në një stacion policie dhe deklaroi se e kishte qëlluar partneren me thikë.

Pasi kishin hapur derën me forcë, policia kishte gjetur viktimën e cila ishte goditur disa herë me thikë dhe kishte ndërruar jetë. Çifti kishte 4 fëmijë, ndërkohë që nuk dihen shkaqet e krimit.

vrasje kosove zvicer

Lini një Përgjigje