TAGS-AT E JAVËS

Kosova 5 Janar 2025, 08:40

'E ka armiken më të madhe', Vuçiç provokon Kurtin para zgjedhjeve

Shkruar nga Pamfleti
'E ka armiken më të madhe', Vuçiç provokon
Vuçiç provokon Kurtin para zgjedhjeve në Kosovë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka thënë të shtunën se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e konsideron Listën Serbe, partinë më të madhe të serbëve në Kosovë, si armiken më të madhe.

Ai ka paralajmëruar Kurtin për rritje të presionit të vendit të tij lidhur me Kosovën.

“Kurti nuk dëshiron pjesëmarrjen e Listës Serbe [në zgjedhje], është faktor përçarës për të, armikja më e madhe e tij është Lista Serbe. Ai po përpiqet t’i kontrollojë gjithë të tjerët të komunitetit serb, njerëzit tanë, mirëpo nuk ka kontroll aty, prandaj Lista Serbe është armikja e saj”, ka thënë Vuçiç në mbledhjen e Qeverisë serbe.

Ai i ka kërkuar drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, të marrë masa dhe të informojë botën për situatën në Kosovë, dhe që kjo çështje të jetë ndër prioritetet kyçe të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Vuçiç ka paralajmëruar shumë ndryshime me ardhjen e administratës së re amerikane, por nuk ka përmendur diçka në mënyrë specifike, veçse ka thënë se pala serbe duhet të tregohet serioze dhe e përgjegjshme.

Presidenti serb i ka bërë këto deklarata teksa Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit të Kosovës, Kurtit, dhe Lista Serbe janë duke vazhduar betejën ligjore para zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë.

vuçiç kurti

Lini një Përgjigje