
Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës Meliza Haradinaj i ka bërë thirrje Perëndimit që të pranojë sa më shpejt anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Sipas saj, vetëm në këtë mënyrë do të shmangej rreziku i ndikimit rus për përplasje të reja në Ballkan.
Në një postim në Facebook, ajo ka publikuar pamje të mercenarit serb Bratislav Zhivkoviq në përballje me KFOR-in më 2012, e cila thotë se i njëjti është vrarë së fundi duke luftuar në anën e rusëve në Ukrainë, gjë e cila dëshmon për aleancën Serbi-Rusi kundër Kosovës.
Siguria e Kosovës në kufirin verior me Serbinë varet nga Federata Ruse, përmes të ashtuquajturës Zyrë ndërlidhëse në Prishtinë dhe përfaqësuesve të saj që punojnë në disa organizata ndërkombëtare në Kosovë.
Sipas kanaleve ruse të Telegramit, mercenari serb Bratislav Zhivkoviq, i cili ishte i pranishëm në barrikadat e dhunshme 2012 në veri të Kosovës, shihet duke u përballur me ushtarët e KFOR-it dhe vritet duke luftuar krah rusëve kundër Ukrainës në Kursk.
Lini një Përgjigje