Ditën e sotme kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pyetur nga gaztetarët në një konferencë për shtyp për draft-propozimin e Edi Ramës për Asociacionin e komunave serbe në veri.
Kurti tha se atë draft që propozoi, kryeministri Rama t’ja dorëzojë Presidentit serb Aleksandër Vuçiç në takimin e radhës të “Open Ballkan”.
Sipas Kurtit ky draft duhet t’i paraqitet Vuçiç nga Rama për shqiptarët në Bujanoc, Medvegjë dhe Preshevë.
“Unë nuk kam marrë përgjigjie ende nga zoti Borrel dhe besoj që së shpejti do të na përgjigjet me kërkesën që të kemi takim në Bruskel, jam konstruktiv, i përkushtuar sepse besoj që pa intensifikuar dialogun nuk ka zgjidhje. Ne e kemi marrëveshjen, ne na duhet të bëjëm një hap ashtu si Serbia duhet të bëjë një hap. Në takimin që kemi pasur në Ohër unë kam ofruar që ta shkruaj draft-statutin, nuk kam interes ti dominoj, përkundrazi jam Kryeministri dhe dua që ata të kenë mundësi të barabarta, por me atë rast kam kërkuar dakordim për parimet bazë sepse nuk mund të ballafaqojmë tekste e letra kur nuk ka dakordësi për frymën. S’kam dyshim që Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama beson se propozimi i tij është i mirë dhe duke qenë kështu, krejt ca unë propozoj është që Kryeministri Rama t’ja prezantojë Presidentit Vuçiç në takimin e radhës të Ballkanit të Hapur. Padyshim që Kryemi nistri Rama beson se ky është një model i duhur, pra propozimi im ështe që duke besuar në atë që beson kryeministri Rama, t’ja propozojë Beogradit për shqiptarët në Serbi, në Preshevë, Medvegjën dhe Bujanoc”, deklaroi Kurti.
Më herët Presidenti serb Aleksandër Vuçiç u shpreh se nuk e ka parë draft-propozimin e Ramës për Asocacionin e komunave me shumicë serbe dhe se nuk i intereson, pasi sipas tij Kryeministri shqiptar nuk ka autorizim për një draft të tillë.
Javën e kaluar në një konferencë të posaçme për shtyp kryeministri Edi Rama bëri të ditur se ai ka propozuar një draft-propozim për Asociacionin i hartuar me ekspertë të nivelit të lartë amerikanë dhe europianë dhe ia ka përcjellë Presidentit francez Macron dhe Kancelarit gjerman Scholz.
“Dje i kam përcjellë Presidentit Macron dhe Kancelarit Scholz një draft të asociacionit për të cilin kam vënë në dijeni dhe Presidentin e KE dhe palën amerikane. Është një draft i punuar nga ekspertë të nivelit më të lartë amerikanë dhe europianë prej kohësh gjë që është bërë pikërisht në rast se do të vinte kjo ditë. Kjo ditë kur palët dhe në këtë rast për mua i pakuptueshëm është pozicioni i Kosovës jo i Serbisë, palët nuk po merren dot vesh se kush do ta shkruajë këtë tekst. Natyrisht ky është një dokument konfidencial i cili padiskutim nuk pretendon të jetë zgjidhja ideale por ju siguroj që është një dokument i i nivelit më të lartë ndërkombëtar që merr në konsideratë të gjitha arsyet për krijimin e asociacionit dhe patjetër se asociacioni është pjesë e organizimit të jetë në Republikën e Kosovës.", tha Rama.
Lini një Përgjigje