TAGS-AT E JAVËS

Kosova13 Qershor 2023, 11:31

Albin Kurti shpalos 5 kushtet për uljen e tensioneve në veri: Zgjedhje të parakohshme dhe rikthim në tryezën e dialogut me Serbinë!

Shkruar nga Pamfleti

Albin Kurti shpalos 5 kushtet për uljen e tensioneve në veri: Zgjedhje

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në një konferencë për mediat pas takimit që zhvilloi mëngjesin e kësaj të marte me ambasadorët e vendeve të QUINT-it, shpalosi planin me 5 pika të qeverisë së tij, për normalizimin e situatës në veri.

Planin, i cili parashikon mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme ne 4 komunat me shumicë serbe dhe rikthimin në tavolinën e dialogut, Kurti tha se ia kishte prezantuar edhe Borrell e Lajçak.

Ditën e fillova me një takim me ambasadorët e Quint-it dhe i njoftova me propozimin e qeverisë së Kosovës. Dje në orën 12:00 kam pasur një telefonatë me Borrell me lidhje me situatën në komunat në veri. Dje pasdite kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me Lajçak dhe njëkohësisht në mbrëmje dhe me ambasadorin amerikan në Kosovë. Kam shprehur përkushtimin dhe angazhimin për de-përshkallëzimin e situatës në veri dhe normalizim me Serbisë. Unë i kam ofruar Borrell dhe vendeve të QUINT-it një listë me hapa konkretë" tha mes të tjerash Kurti.

Pesë propozimet janë:

1. Sundimi i ligjit në katër komunat. Të shkojë para drejtësisë ata që ushtria dhunë ndaj qytetarëve, gazetarëve dhe kujtdo tjetër. EULEX është ftuar të monitoroj procesin.

2. Prania e forcave të zvogëlohet.

3. Policia, KFOR dhe EULEX do të përpilojë një raport çdo 15 ditë për sigurinë e vendit.

4. Zgjedhje të reja me kusht që të jenë të lira.

5. Kosova dhe Serbia kthehen në diskutimet për marrëveshje, si dhe takimi i dy liderëve.

Kurti deklaroi se zgjedhjet e lira në veri të Kosovës janë të domosdoshme por se më parë duhet të arrestohen ata që ushtruan dhunë ndaj ushtarëve të KFOR e gazetarëve si dhe të ketë një fushatë zgjedhore të ndershme dhe pa frikë në veri.

"Jam i intersuar të ketë zgjedhje të reja në 4 komunat në veri por ata të tjerët nuk kanë fare legjitimitet. Duhet një proces i ri zgjedhor, por më parë kriminelët të përballen me drejtësinë e kandidatët që garojnë në zgjedhje ta bëjnë të pafrikësuar. Kjo është oferta ime dhe pres përgjigje dhe diskutim të mëtejshëm për Brukselin. Lulzim Hetemi nuk ka qenë i menduar se do të bëhej kryetar i Komunës. Aleksandër Jabllanovic u tërhoq nga gara me kërkesë të Beogradit. Nuk po caktoj datën por na duhet që procesi ta ketë fushatë zgjedhore të ndershme dhe pa frikë", tha Kurti.

Po ashtu kryeministri i Kosovës iu përgjigj draftit të Ramës për Asociacionin duke i kërkuar këtij të fundit që një draft për komunat me shumicë etnike, t’ja paraqesë presidentit serb Aleksandër Vuiçiç për Bujanocin, Medvegjën dhe Preshevën në takimin e ardhshëm të Ballkanit të Hapur.

Nuk kam dyshim se Rama beson që propozimi i tij është i mrië dhe duke qenë kështu atëherë ajo që unë propozoj është ë kryeministri Edi Rama këtë draft statut t’ja prezantojë Vuçiçit në takimin e rradhës të Ballkanit të Hapur për shqiptarët në Preshevë dhe Bujanoc. Nëse e mendon si diçka të mirë le t’ja bëjë si propozim për shqiptarët që ndodhen atje. Duke besuar në atë që beson kryeministri Edi Rama, në vend që të propozojë në Paris e Berlin, t’ja propozojë Beogradit për Bujanocin, Medvegjën e Preshevën”-tha Kurti.

albin kurti tensionet ne veri

Lini një Përgjigje