TAGS-AT E JAVËS

Kosova12 Qershor 2023, 16:28

Vuçiç takon serbët e Kosovës, por pa rezultat; Lista Srpska nuk tërhiqet nga protestat

Shkruar nga Pamfleti

Vuçiç takon serbët e Kosovës, por pa rezultat; Lista

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar një takim me serbët e Kosovës, ndërsa ka folur në lidhje me situatën e tensionuar në komunat me shumicë serbe.

Sipas mediave serbe, Lista Srpska e ka informuar presidentin Vuçiç se do të vazhdojnë protestat e tyre në veri të Kosovës.

Përfaqësuesit e Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, thanë pas takimit se shkuan në Beograd për të informuar Vuçiçin lidhur me situatën “jashtëzakonisht të vështirë” jo vetëm në veri, por edhe në jug të lumit Ibër.

Vetë Vuçiç kishte paralajmëruar se do të takohej me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova nga 9 deri më 12 qershor.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, tha se solli me vete video që, sipas tij, shfaqnin qartë arrestimin e Radosh Petroviç dhe Dushan Obrenoviç. Rakiq tha se këta dy persona, që janë arrestuar nga autoritetet në Kosovë, nuk kanë kërcënuar askënd, veçmas ushtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Kjo parti ka kërkuar lirimin e dy serbëve të arrestuar. Ai po ashtu përsëriti kërkesat që ia ka parashtruar të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe atij evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, se Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë duhet të miratohet sa më shpejt që të jetë e mundur si dhe statuti për Asociacionin duhet të miratohet nga Beogradi, Prishtina dhe BE-ja, sepse blloku evropian është garantues dhe nënshkrues i marrëveshjes.

Kërkesa e tretë e Listës Serbe, sipas Rakiç është tërheqja e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga ndërtesat komunale në veri të Kosovës.

Ish-kreu i komunës së Zveçanit, Dragisha Milloviç, është shprehur se ata janë në favor të shtensionimit të situatës, të një zgjidhjeje paqësore dhe arritjen e kompromiseve, gjithashtu sipas tij ata kanë Vuçiçin se serbët lokalë në Kosovë po vazhdojnë protestat.

“Ne informuan presidentin se po vazhdojmë protestat paqësore dhe demokratike. Sot është dita e 17-të e protestave. Qytetarët tanë po qëndrojnë 24 orë në ditë për të luftuar për të drejtat e tyre legjitime, ligjore dhe të drejtat themelore të njeriut”, tha Milloviç.

vucic protetsa serbe kosove

Lini një Përgjigje