
Edhe ditën e sotme, protestuesit serbë janë mbledhur para ndërtesave të komunave në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, për të protestuar kundër prezencës së Policisë së Kosovës dhe kryetarëve shqiptarë të këtyre komunave.
Për shkak të motit me shi, në mëngjes kishte një prezencë të vogël të protestuesve, derisa nëpër disa komuna punëtorët janë nënshkruar në librat e evidencës për prezencën e tyre.
Disa ditë më parë, autoblindat e Policisë së Kosovës, u vendosën prapa objekteve komunale dhe po qëndrojnë akoma aty.
Gjithashtu, ushtarët e KFOR-it edhe pse në numër shumë të vogël po qëndrojnë përreth ndërtesave të komunave.
Kujtojmë se gjatë fundjavës kanë ndodhur një sërë ngjarjesh kulturore e sportive nga ana e protestuesve.
Një numër të rinjsh kanë kaluar natën pranë ndërtesave të komunave në Zveçan. Situata e përgjithshme e sigurisë në këto komuna vrazhdon të jetë e qetë.
Lini një Përgjigje