TAGS-AT E JAVËS

Kosova12 Qershor 2023, 18:26

Takimi me ambasadorin italian, Osmani e “prerë”: Grupet kriminale në veri të përballen me drejtësinë

Shkruar nga Pamfleti

Takimi me ambasadorin italian, Osmani e “prerë”: Grupet

Presidentja, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, ndërsa ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit në veri të vendit.

Gjatë takimit, Osmani ka deklaruar se grupet kriminale në veri të Kosovës, të cilat mbështeten nga Serbia, duhet të përballen me drejtësinë.

Në këtë takim ku është diskutuar për tensionet e fundit në veri të vendit, Osmani ka shprehur mirënjohje për shërbimin dhe profesionalizmin e ushtarëve italianë të KFOR-it.

“Presidentja Osmani potencoi se ballafaqimi me drejtësinë i grupeve kriminale të mbështetura nga Serbia që sulmuan Policinë e Kosovës, pjesëtarët e KFOR-it dhe EULEX-it, gazetarët dhe qytetarët duhet të jetë përgjigja e vetme dhe se këto sulme duhet të dënohen nga të gjithë”, njofton Presidenca.

Sipas Osmanit, qytetarët në veri janë ata që po dëmtohen më së shumti nga kjo situatë.

“Ajo theksoi se qytetarët në veri po dëmtohen më së shumti nga kjo situatë, andaj kërkoi për bashkëpunim më intensiv në drejtim të garantimit të një ambienti më të sigurt për qytetarët dhe për lirinë e shprehjes”, thuhet më tej në njoftimin e presidencës.

Presidentja Osmani ka konfirmuar partneritetin e palëkundur dhe gatishmërinë për vazhdim të ngushtë të koordinimit me qëllim të garantimit dhe ruajtjes së paqes, sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë në vend dhe rajon.

 

 

osmani grupe kriminale drejtesi

Lini një Përgjigje