TAGS-AT E JAVËS

Kosova13 Qershor 2023, 11:10

Tensione në veri, protestuesit serbë sulmojnë me vezë dhe bojë makinën e ministrit Liburn Aliu 

Shkruar nga Pamfleti

Tensione në veri, protestuesit serbë sulmojnë me vezë dhe

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në veri të Kosovës. Mësohet se makina e ministrit të Infrastrukturës, së Kosovës, Liburn Aliu, ka rënë pre e sulmit.

Ministri Aliu mëngjesin e sotëm ka hyrë në ndërtesën e komunës së Leposaviçit. Ai është larguar pas gjysmë ore dhe protestuesit serbë kanë hedhur bojë ngjyrë të kuqe në drejtim të makinës të ministrit. 

Aliu ka vizituar kryetarin e sapoemëruar Lulzim Hetemi i cili prej 16 ditësh nuk kishte dalë nga ndërtesa e komunës. Ndërkohë serbët për të 16-tën ditë po protestojnë para ndërtesës së komunës në Leposaviç. Ata po kërkojnë largimin e kryetarit dhe Njësisë Speciale nga komuna. 

Situata në veri të vendit është tensionuar nga 26 maji, kur Policia e Kosovës asistoi kryetarët e tri komunave veriore, Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok, që të futen në zyret e tyre, përkundër rezistencës së serbëve lokalë. Situata u përshkallëzua më 29 maj, kur serbët lokalë u përplasën me ushtarët e KFOR-it të cilët ruanin objektet komunale. Atë ditë mbetën të lënduar 30 ushtarë të KFOR-it, 11 të kontingjentit italian dhe 19 të tjerë të kontingjentit hungarez. Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për uljen e tensioneve tensioneve dhe, së fundi, disa kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.

Tensione në veri, protestuesit serbë sulmojnë me vezë dhe

tensione në veri

Lini një Përgjigje