
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka deklaruar se është i fokusuar në përgatitjen e një takimi të kryenegociatorëve Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç në Bruksel. Ai tha se do të dëshironte të organizonte takimin në javët në vijim.
“Javën e ardhshme do të fokusohem në përgatitjen e takimit të ardhshëm të kryenegociatorëve në Bruksel, të cilin do të doja ta organizoja në javët në vijim”, shkroi Lajçak në Facebook të dielën, raporton Koha.
Në mesin e shtatorit ishte takimi i fundit në Bruksel, ku zyrtari evropian takoi Bislimin dhe Petkoviqin veçmas, por nuk arriti të zhvillojë një takim trepalësh.
“Më vjen keq që nuk arrita të trajtoj çështjet më të rëndësishme në një takim trepalësh. Jam në dispozicion të palëve dhe do të vazhdojmë në javët në vijim”, ka shkruar Lajçak në rrjetin social X.
Lini një Përgjigje