TAGS-AT E JAVËS

Kosova27 Dhjetor 2025, 14:22

Delegacioni i Këshillit të Evropës vëzhgon zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

Shkruar nga Pamfleti

Delegacioni i Këshillit të Evropës vëzhgon zgjedhjet e 28

Një delegacion 6 anëtarësh i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), i kryesuar nga Yunus Emre, do të qëndrojë në Kosovë nga 27 deri më 29 dhjetor për të vëzhguar zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Gjatë vizitës, delegacioni do të takohet me udhëheqës dhe përfaqësues të partive kryesore politike, përfshirë edhe ato që përfaqësojnë komunitetet jo-shumicë, me Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, me Kryetarin e Panelit për Ankesa dhe Ankimime Zgjedhore, si dhe me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar, organizatave joqeveritare dhe mediave.

Më 28 dhjetor, delegacioni do të ndjekë procesin e votimit, ndërsa gjatë vizitës do të ketë mbështetje ligjore nga një ekspert i Komisionit të Venecias, grupi i ekspertëve të pavarur ligjorë të Këshillit të Evropës.

Qëllimi i vizitës është të sigurohet që zgjedhjet të zhvillohen në mënyrë të lirë, transparente dhe në përputhje me standardet demokratike ndërkombëtare.

 

Lini një Përgjigje