TAGS-AT E JAVËS

Kosova 8 Prill 2025, 17:58

Cili do të jetë fati i qeverisë në Kosovë? LDK skeptike për koalicion me Kurtin, Abdixhiku mbledh nënkryetarët e partisë

Shkruar nga Pamfleti

Cili do të jetë fati i qeverisë në Kosovë? LDK skeptike

Lëvizja Vetëvendosje ka nisur negociatat për të formuar qeverinë e re. Albin Kurti i ka bërë LDK-së një ftesë për koalicon, por nuk ka marrë një përgjigje.   

Ndërkohë sot, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbledhur në një takim nënkryetarët e partisë për ta marrë një vendim në lidhje me letrën që kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, një ditë më parë ia dërgoi Abdixhikut për të biseduar në lidhje me konstituimin e institucioneve të reja.

Pas mbledhjes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, deputetja e kësaj partie, Jehona Lushaku-Sadriu, ka folur për çështjen e koalicionit qeverisës mes LVV-së dhe LDK-së.

Ajo para gazetarëve tha se mos të mendohet që kemi ndryshuar diçka radikalisht ndaj të gjitha partive politike e posaçërisht ndaj LVV-së.

“Juve ju kujtohet kur edhe gjatë fushatës, por edhe para fushatës, gjithë atë kritikë e kemi ndërtuar me argumente dhe kemi konsistencë, kështu që mos mendoni që kemi ndryshuar diçka radikalisht ndaj të gjitha partive politike e posaçërisht ndaj LVV-së, meqë kemi qenë kritik ndaj gjuhës që është përdorur nga Vetëvendosje”, tha Lushaku-Sadriu.

Kurse në pyetjen për deklaratën e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, për preferencën e tij për krijimin e koalicionit qeverisës me LDK-në, Lushaku-Sadriu tha se ky është qëndrim i tij.Ndërsa për qëndrimin e LDK-së për çështjen e koalicionit qeverisës me LVV, Lushaku tha se përgjigjen do ta keni me shkrim nga organet e partisë së LDK-së.

“Takime ka pasur gjatë gjithë kohës. Kështu që përgjigjen do ta keni së shpejti nga kryetari”, tha Lushaku.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministër në detyrë i vendit, Albin Kurti, i ka dërguar ftesë kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku për t’u takuar më 9 prill, me qëllim të konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe procesit të zgjedhjes së Qeverisë së re.

Lini një Përgjigje