TAGS-AT E JAVËS

Kosova16 Tetor 2023, 13:05

Armatimet në veri, Kosova ngre sërish alarmin: Serbia po përgatit një tjetër sulm

Shkruar nga Pamfleti

Armatimet në veri, Kosova ngre sërish alarmin: Serbia po përgatit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se armatimi i konfiskuar në veri të Kosovës jep sinjale të qarta se Serbia po përgatitet sërish për sulm. 

Ne anë të një postimi në X, Sveçla shpërndau disa fotografi nga mjetet që ishin konfiskuar gjatë operacioneve të policisë në veri.

“Minierat dhe pajisjet e sofistikuara më poshtë janë një tjetër provë. A nevojitet ndonjë provë tjetër që kemi të bëjmë me grupe terroriste të mirëorganizuara?”, ka thënë Sveçla.

Kujtojmë se pak ditë më parë, kryeministri kosovar, Albin Kurti, foli për skenare të Serbisë për përshkallëzim të tensionit në Veri.

svecla serbia sulm veri

Lini një Përgjigje