TAGS-AT E JAVËS

Kosova16 Tetor 2023, 10:46

Ish-ambasadori i SHBA: Serbia e futur thellë në krahët e Rusisë dhe Kinës, BE t'iu bëjë thirrje 5 vendeve të njohin Kosovën

Shkruar nga Pamfleti

Ish-ambasadori i SHBA: Serbia e futur thellë në krahët e

Ish-ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett tha se përpjekjet për ta tërhequr Serbinë në krahët e Perëndimit në vend të Kinës dhe Rusisë, nuk kanë dhënë rezultate dhe sipas tij tani është koha për të nisur një qasje të re.

Në një intervistë për “Euractiv”, Kosnett u shpreh se gjatë 15-20 viteve të fundit të përpjekjeve për të ndërmjetësuar marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë, ekzistonte një lloj tendence për t’u frustruar me Kosovën dhe për ta trajtuar atë si “fëmijë të padisiplinuar, që duhet të bëjë siç është thënë”.

“E kombinuar me idenë se Serbia është më e rëndësishmja në rajon dhe ne duhet ta “fusim në vathën evropiane dhe jo ta shtyjmë në krahët e Rusisë dhe Kinës nuk ka qenë qasja më e mençur” u shpreh ai.

Ish-ambasadori i SHBA-ve shtoi se Serbia është i vetmi vend në Evropë që nuk iu është bashkuar sanksioneve perëndimore kundër Rusisë, që kur Moska pushtoi Ukrainën.

“Unë mendoj se Serbia është qartazi e futur thellë në krahët e Rusisë dhe Kinës. Pra, çfarëdo përpjekjesh që ndërkombëtarët kanë ndërmarrë gjatë gjithë këtyre viteve për të tërhequr Beogradin drejt Perëndimit nuk kanë treguar ende ndonjë rezultat”, tha ish-ambasadori i SHBA.

Kossnett, një bashkëpunëtor i lartë për programin e mbrojtjes dhe sigurisë transatlantike në Qendrën për Analizën e Politikave Evropiane, vijoi duke thënë se është koha që Evropa dhe Perëndimi të jenë më realistë për këtë.

Derisa Rusia vazhdon përpjekjet në mënyrë aktive për të destabilizuar Ballkanin Perëndimor, Kossnett tha se do të ishte një manifestim i rëndësishëm i solidaritetit evropian dhe perëndimor të “njohësh realitetin që Kosova ekziston” dhe faktin “që është shtet”.

“Mendoj se kjo do të ishte një kohë e mirë për SHBA-në dhe Bashkimin Evropian që t’i bëjnë një thirrje të fortë vendeve evropiane që janë anëtare të NATO-s dhe që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë këtë”, përfundoi Kossnett.

shba ish-ambasadori serbia kosova

Lini një Përgjigje