TAGS-AT E JAVËS

Kosova16 Tetor 2023, 13:05

Kurti takohet me diplomatin gjerman në Tiranë: Dialogu me Serbinë nuk do të vazhdojë sikur s'ka ndodhur asgjë

Shkruar nga Pamfleti
Kurti takohet me diplomatin gjerman në Tiranë: Dialogu me Serbinë
Kryeministri Albin Kurti, para nisjes së Samitit të Procesit të Berlinit

Kryeministri Albin Kurti, para nisjes së Samitit të Procesit të Berlinit është takuar me deputetin gjerman, Michael Roth. Siç bën të ditur zyra për media e Kurtit në këtë takim u diskutua rreth situatës aktuale në Kosovë dhe procesin e dialogut.

Sa i përket dialogut, Kurti u shpreh se ai nuk mund të vazhdojë sikur të mos ketë ndodhur asgjë.

“Kapitulli i ardhshëm i dialogut për normalizim duhet ta ketë parasysh veprimin agresor të Serbisë përmes sulmit terrorist të 24 shtatorit, për të cilin ka dëshmi dhe fakte të mjaftueshme për përfshirjen e Serbisë. Qasja në proces duhet të jetë e balancuar, të respektohet dhe zbatohet Marrëveshja Bazike dhe aneksi i saj. Serbia të zmbrapset nga refuzimi publik dhe faktik i pjesëve të Marrëveshjes Bazike të cilat kanë të bëjnë me njohjen de-facto të Kosovës dhe integritetin tonë territorial”, thuhet në njoftim.
Po ashtu u bisedua edhe rreth anëtarësimit të Kosovës në OKB dhe marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.

Kurti e falenderoi Roth për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë si dhe të tij ndaj Kosovës. Ky ishte takimi i dytë Kurti-Roth, pas atij të mbajtur në Prishtinë më 11 shtator.

Lini një Përgjigje