TAGS-AT E JAVËS

Kosova14 Janar 2026, 17:46

Ambasada e SHBA shpërndan vendimin e DASH: Pezullohen vizat imigruese të Lotarisë Amerikane

Shkruar nga Pamfleti
Ambasada e SHBA shpërndan vendimin e DASH: Pezullohen vizat imigruese
Viza amerikane

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka shpërndarë një njoftim të Departamentit amerikan të Shtetit lidhur me pezullimin e lëshimit të të gjitha vizave imigruese të programit të Diversitetit (Lotaria Amerikane).

Sipas njoftimit, Departamenti i Shtetit ka ndërmarrë këtë vendim për të marrë kohën dhe masat e nevojshme me qëllim mbrojtjen e sigurisë kombëtare dhe sigurisë publike të Shteteve të Bashkuara.

Po ashtu, në njoftim theksohet se nuk ka asnjë informacion të ri lidhur me lotarinë e vizave për vitin 2027.

“Në rast se e keni humbur: Departamenti i Shtetit ka pezulluar lëshimin e të gjitha vizave imigruese të diversitetit. Do të marrim kohën dhe masat e nevojshme për të mbrojtur sigurinë kombëtare dhe sigurinë publike të SHBA-së. Aktualisht nuk ka njoftime të reja lidhur me DV-2027”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Ambasada amerikane në Prishtinë.

Autoritetet amerikane nuk kanë dhënë afate se kur mund të rishqyrtohet ky vendim.

viza kosova shba

Lini një Përgjigje