Hykmete Bajrami ka dhënë dorëheqje të parevokueshme si nënkryetare e Lidhjes Demokratike (LDK). Bajrami gjithashtu ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku.
Bajrami ka paraqitur dorëheqjen në takimin joformal të strukturave drejtuese të LDK-së, që është mbajtur të martën pasdite, raportojnë mediat në Kosovë.
“Hykmete Bajrami ka paraqitur dorëheqjen e parevokueshme nga posti i nënkryetares dhe ka kërkuar që po kështu të veprojnë edhe kryetari Abdixhiku dhe kryesia e ngushtë.
Ajo ka këmbëngulur se struktura drejtuese ka humbur legjitimitetin, pas rezultatit të LDK-së në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit si dhe ka kërkuar të veprohet konform standardit të krijuar në LDK”, ka thënë një nga pjesëmarrësit në takim.
Lini një Përgjigje