TAGS-AT E JAVËS

Kosova31 Dhjetor 2025, 13:37

Albin Kurti nuk ndalet: Punonjësit e administratës do të marrin pagën e 13-të

Shkruar nga Pamfleti

Albin Kurti nuk ndalet: Punonjësit e administratës do të marrin

Punonjësit e administratës publike në Kosovë do të marrin pagën e 13-të në fillim të vitit 2026, ka deklaruar Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë një vizite në Telekomin e Kosovës.

Ai ka sqaruar se vendimi për buxhetin e vitit të ardhshëm, që përfshin edhe këtë pagesë, do të dërgohet për miratim në mbledhjen e parë të Qeverisë së re.

“Për të gjithë punëtorët e administratës publike me ligjin e buxhetit për vitin 2026-të, të cilin e kaluam njëherë në mbledhjen e Qeverisë më 31 tetor sivjet, pra të cilin tani në legjislaturën e 10 kur të konstituohet Kuvendi do ta kalojmë në dy lexime,” tha Kurti.

Ai shtoi se paga e 13-të nuk do të ndahet në fund të vitit, por në fillim të vitit të ardhshëm:

“Kam thënë që me këtë ligj të buxhetit parashihet paga e 13-të; kush punon 12 muaj në administratën shtetërore i ka 13 paga, por paga e 13-të nuk merret në fund të vitit, në dhjetorin e vitit 2025, por në vitin që do të nisë nesër”.

Kurti bëri të ditur gjithashtu se shpërndarja e saj do të bëhet menjëherë pas formimit të Qeverisë së re.

“Do të merret në fillim të vitit, varësisht kur konstituohet Kuvendi dhe sa shpejt e formojmë Qeverinë. Pra në mbledhjen e parë, përveç vendimit për ligjin për buxhetin 2026, gjithashtu do ta kemi edhe vendimin që pagën e 13-të e jep në fillim të vitit, do t’i kemi edhe tri të tjera”.

kurti qeveria paga 13

Lini një Përgjigje