TAGS-AT E JAVËS

Kosova30 Dhjetor 2025, 18:28

U gjetën të pajetë brenda vilës në Pejë, identifikohet njëri prej të rinjve

Shkruar nga Pamfleti
U gjetën të pajetë brenda vilës në Pejë,
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Pejë, ku çift të rinjsh janë gjetur pa shenja jete brenda vilës nr. 03 në rrugën “KFOR”.

Mësohet se njëri nga viktimat është Endrit Lajqi, ndërsa vajza nuk është identifikuar ende. 

Sipas informacioneve, dy të rinjt kishin hyrë në vilë që nga mbrëmja e djeshme, por prej asaj kohe nuk ishte dëgjuar asnjë zë nga brenda.

“Sot rreth orës 15:00, policia është informuar se në një vilë në rrugën e KFOR-it dyshohet se dy persona janë pa shenja jete. Njësitet policore dhe ekipi i emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e dy personave”, njoftoi policia. 

 

peje

Lini një Përgjigje