TAGS-AT E JAVËS

Kosova17 Janar 2024, 09:32

Alarm për bombë në Prishtinë, policia rrethon qendrën spitalore

Shkruar nga Pamfleti

Alarm për bombë në Prishtinë, policia

Policia e Kosovës është vënë në alarm pas gjetjes së një mjeti shpërthyes në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Prishtinës, Agron Borovci tha se mjeti është gjetur në Institutet paraklinike, në hapësirat ku është vendosur Oda e Mjekëve të Kosovës.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka rrethuar objektin, duke krijuar një perimetër sigurie për të bërë të mundur çaktivizimin e mjetit shpërthyes.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për t’u siguruar nga rreziku i shpërthimit eventual, duke evakuuar personelin përreth dhe siguruar perimetrin e nevojshëm”, shprehet Borovci.

prishtina alarm bombe qender spitalore

Lini një Përgjigje