
Policia e Kosovës ka identifikuar dy autorët e shpërthimit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Mitrovicë të Veriut.
Një granatë dore u hodh hedhur pranë një prej lokaleve, në kryqëzimin pranë Fakultetit Teknik, duke lënë të plagosur dy persona, një prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar për REL se dy autorët janë identifikuar dhe janë kërkuar nëpër shtëpitë e tyre për intervistim, por nuk janë gjetur në to.
“Besohet se ky konflikt ka qenë pasojë e problemeve të mëhershme në mes të këtyre personave”, tha Elshani në një përgjigje me shkrim.
Drejtori i Qendrës Klinike Spitalore në Mitrovicën e Veriut, Zllatan Ellek tha se një pacient, me inicialet N.V, ndodhet në reanimacion, për shkak të lëndimeve të marra nga shpërthimi. Fatmirësisht, i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në orën 23:50 të së hënës, kur tre persona, të nacionalitetit serb dy prej të cilëve u plagosën, dolën nga një lokal i njohur si "Bishevac" në Mitrovicë të Veriut dhe me të dalë, një automjet u është afruar, prej së cilës është hedhur një granatë dore.
Lini një Përgjigje