TAGS-AT E JAVËS

Kosova16 Janar 2024, 16:59

Alarm për bombë në QKUK, reagon spitali: Janë mjete shpërthyese që në kohën e luftës

Shkruar nga Pamfleti

Alarm për bombë në QKUK, reagon spitali: Janë mjete

Një alarm është dhënë në Klinikën e Patologjisë në QKUK, pasi dyshohet për një mjet shpërthyes.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Rreth orës 14:00 është pranuar informata për një mjet të dyshimtë, që dyshohet të jetë mjet shpërthyes, në klinikën e patologjisë, respektivisht institutin para klinik”, ka deklaruar Borovci.

Ai tha se në vendngjarje janë ftuar edhe ekipet e specializuara të Policisë së Kosovës për menaxhimin e mjeteve shpërthyese, të cilët aktualisht po vazhdojnë punën deri në pastrimin e plotë të perimetrit të siguruar nga ana e policisë.

Por më pas ka reaguar Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ku shprehet se mjetet shpërthyese janë të kohës së paraluftës.

Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar nga rreziku i shpërthimit eventual, duke evakuuar personelin përreth dhe siguruar perimetrin e nevojshëm. Në vendngjarje po ashtu janë ftuar edhe ekipet e specializuara të Policisë së Kosovës për menaxhimin e mjeteve shpërthyese. Mjetet dyshohet të jenë nga koha e paraluftës dhe janë gjetur gjatë inventarizimit të inventarit nga Oda e Mjekëve”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

Lini një Përgjigje