TAGS-AT E JAVËS

Kosova17 Dhjetor 2023, 07:37

Aksident i rëndë në Kosovë, tre të rinj humbin jetën teksa po bënin gara me makina

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Kosovë, tre të rinj humbin

Një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e 3 të rinjve, ka ndodhur rreth mesnatës në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ në afërsi të Prizrenit. Tre persona të tjerë raportohet se kanë mbetur të plagosur.

Mediat në Kosovë bëjnë të ditur se viktima të këtij aksidenti janë: Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj, të tre të moshës rreth 20 vjeçare.

Po sipas të njëjtave burime, shoferi i cili i ka përplasur viktimat është Arlind Syla, familjar i Lordit.

Siç raportojnë mediat në Kosovës, aksidenti është shkaktuar si pasojë e garave me makina. Njëra nga makinat ka goditur disa persona të cilët po qëndronin pranë autostradës dhe ishin duke ndjekur garën.

aksident i rëndë gara me makina

Lini një Përgjigje