Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, uruan me mesazhe të veccanta Kosovënn ë 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.
Rama ka ndarë në rrjetet sociale një album fotografik nga vizita e zhvilluar një ditë më parë në Prishtinë, ndërsa shprehet se nuk mund të jetë i pranishëm në marshimin popullor në përkrahje të katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
“Mirëmëngjes, dhe me fotoalbumin e vizitës sime dje në Prishtinë, i uroj Kosovës gëzuar pavarësinë me keqardhjen që s’mund të jem sot në manifestimin popullor të solidaritetit me katër pengjet e UÇK-së në ferrin e (pa)drejtësisë ndërkombëtare në Hagë”, shkruan kryeministri.
Ndërkohë, Peleshi në mesazhin e tij shpreh krenarinë dhe respektin për këtë moment historik të kombit shqiptar.
”Dita e Pavarësisë së Kosovës është një ditë historike lirie, dinjiteti dhe drejtësie, që simbolizon sakrificën dhe vendosmërinë për shtetndërtim dhe të ardhmen euroatlantike.
Gëzuar Pavarësinë, Kosovë! Qofsh gjithmonë e lirë dhe e bekuar”, shprehet Peleshi.
Lini një Përgjigje