TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Korrik 2026, 20:13

Zgjerimi i BE, mbyllja e grup-kapitujve me Shqipërinë e përkohshme

Shkruar nga Emanuele Bonini

 Zgjerimi i BE, mbyllja e grup-kapitujve me Shqipërinë e

Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, por mbyllja e tre kapitujve mbetet vetëm e përkohshme dhe nuk përbën një garanci përfundimtare. Kapitujt e mbyllur mund të rihapen nëse gjatë procesit evidentohen probleme me zbatimin e reformave ose kthim pas në standardet e kërkuara nga Bashkimi Evropian...

Në atë që u cilësua si “Super e Marta” e zgjerimit, Bashkimi Evropian i dha një shtysë të re procesit të anëtarësimit të vendeve kandidate. Mali i Zi mbylli dy kapituj negociues, Shqipëria tre kapitujt e saj të parë, ndërsa Moldavia hapi negociatat për grupin e marrëdhënieve me jashtë.

Mali i Zi mori miratimin për mbylljen e kapitujve mbi konkurrencën (8) dhe doganat (29). Ministri irlandez për Çështjet Evropiane, Thomas Byrne, vendi i të cilit mban presidencën e radhës të Këshillit të BE-së, e cilësoi këtë një arritje të rëndësishme.

“Me 18 kapituj të mbyllur përkohësisht, pra më shumë se gjysmën e tyre, Mali i Zi mbetet në krye të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian”- deklaroi Byrne.

Megjithatë, mbyllja e kapitujve mbetet e përkohshme, pasi ato janë pjesë e grupeve negociuese (clusters), të cilat konsiderohen të përfunduara vetëm pasi të jenë mbyllur të gjithë kapitujt që përfshijnë.

Kapitulli 8 bën pjesë në grupin e tregut të brendshëm, ndërsa kapitulli 29 në grupin e konkurrueshmërisë dhe rritjes gjithëpërfshirëse. Mali i Zi synon të përfundojë të gjithë procesin e negociatave deri në fund të këtij viti.

Mbyllja e grup-kapitujve me Shqipërinë e përkohshme

Shqipëria ka shënuar një tjetër hap në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke mbyllur përkohësisht tre kapitujt e parë të negociatave: shkenca dhe kërkimi (25), arsimi dhe kultura (26), si dhe marrëdhëniet me jashtë (30).

Ky zhvillim konfirmon ritmin e përshpejtuar të negociatave dhe vlerësimin pozitiv të BE-së për progresin e reformave, ndërsa objektivi mbetet përfundimi i negociatave gjatë vitit 2027.

Shqipëria, procesi i negociatave të së cilës synohet të përfundojë në vitin 2027, ka mbyllur përkohësisht tre kapitujt e parë negociues: shkenca dhe kërkimi (25), arsimi dhe kultura (26), si dhe marrëdhëniet me jashtë (30).

Këta janë kapitujt e parë që mbyllen që prej nisjes së kësaj faze të negociatave, më pak se dy muaj pasi Bashkimi Evropian konfirmoi se vendi ishte gati të kalonte në mbylljen e kapitujve.

Ministri irlandez për Çështjet Evropiane, Thomas Byrne, e cilësoi këtë si një “progres të rëndësishëm” të qeverisë shqiptare, duke inkurajuar Tiranën të vazhdojë zbatimin e reformave themelore për të ruajtur ritmin e negociatave dhe për të avancuar më tej në procesin e anëtarësimit.

Edhe Moldavia shënoi përparim, ndonëse ndodhet në një fazë më të hershme të procesit. Ndryshe nga Mali i Zi dhe Shqipëria, të cilat po mbyllin kapituj negociues, Kishinau mori miratimin për hapjen e grupit të marrëdhënieve me jashtë, që përfshin kapitujt 30 dhe 31.

Ky zhvillim vjen vetëm një muaj pasi Moldavia hapi negociatat për grupin “Themeloret”. Byrne garantoi se presidenca irlandeze do të vazhdojë të mbështesë përparimin e vendit në muajt e ardhshëm, me synimin për ta afruar atë dhe qytetarët e saj me Bashkimin Evropian.

Sipas Këshillit të BE-së, zgjerimi mbetet një prioritet strategjik. “Zgjerimi i Bashkimit Evropian është një domosdoshmëri gjeopolitike për të garantuar stabilitetin, sigurinë dhe konsolidimin e reformave demokratike në Evropë”- deklaroi Byrne, duke shtuar se kjo çështje do të mbetet ndër prioritetet kryesore të presidencës irlandeze deri në fund të mandatit të saj./Pamfleti nga “Eu News”

zgjerimi i be shqipëria grup kapitujt

Lini një Përgjigje