
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike pritet të zgjedhë sot drejtuesit e rinj të partisë, në një proces që do të përcaktojë përbërjen e kupolës drejtuese të selisë blu.
Gara më e rëndësishme është ajo për postin e Sekretarit të Përgjithshëm, ku sekretari në detyrë, Flamur Noka, do të përballet me deputetin e Fierit, Saimir Korreshi. Ky i fundit u shpreh më herët se ishte një vendim i momentit të fundit.
Gjatë fjalës së mbajtur në hapje të mbledhjes, kreu i PD-së, Sali Berisha, prezantoi edhe listën e kandidatëve për postet e tjera drejtuese.
Për tre postet e nënkryetarëve të Partisë Demokratike kandidojnë Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, Xhonatan Pano, Nikola Kedhi, Besa Manaj dhe Erisa Bajaziti.
Për postin e Sekretarit Organizativ garojnë Agron Loka dhe Klevis Balliu, ndërsa për Sekretarin për Dixhitalizimin janë në garë Etion Kapedani dhe Renald Rista.
Për Sekretarin për Burimet Njerëzore kandidojnë Andi Mustafa dhe Mario Runa, ndërsa për Sekretarin për Urbanistikën dhe Territorin garojnë Gentian Kaprata dhe Maksim Kola.
Në garën për Sekretarin për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore janë Arlinda Ahmetaj dhe Marash Logu, ndërsa për Sekretarin për Çështjen e Pronave kandidojnë Endira Bushati dhe Ledina Mandia.
Për Sekretarin për Marrëdhëniet me Publikun garojnë Denisa Kele dhe Viola Kapedani, ndërsa për Sekretarin për të Drejtat e Njeriut janë në garë Franc Nuri dhe Ledio Nuraj.
Për Sekretarin për Organizatat Partnere kandidojnë Eva Metaj dhe Malvina Lika, ndërsa për Sekretarin për të Përndjekurit Politik garojnë Lorenc Luka dhe Shkëlqim Lepenica.
Në garën për Sekretarin për Integrimin Europian janë Fjoralba Dizdari dhe Silvia Hasaj, ndërsa për Sekretarin për Pushtetin Vendor kandidojnë Agron Haxhimali dhe Ylli Asllani.
Për Sekretarin për Diasporën do të garojnë Et'hem Aga dhe Petrit Tafaj, ndërsa për Sekretarin për Aksionin Qytetar janë në garë Erges Eskiu dhe Jurgen Spaho.
Votimi i Këshillit Kombëtar pritet të përcaktojë ekipin e ri drejtues që do të shoqërojë Partinë Demokratike në fazën e ardhshme të organizimit politik.
Lini një Përgjigje