
Sherret dhe akuzat për Reformën Zgjedhore duket se janë shou i radhës. Sa herë ka zgjedhje tentohet të ndërhyhet në Kodin Zgjedhor dhe në fund bëhen disa ndryshime pa vlerë në fund.
Sistemi zgjedhor nuk preket, ai i cili mund të sjellë ndryshim. Po ashtu është folur për votën e emigrantëve, votë e cila mundtë bëjë diferencë në zgjedhje. Por duket se as kjo nuk ka për të ndodhur.
Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me komunitetin shqiptar në Luksemburg e bëri të qartë se vota e emigrantëve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare është e vështirë të realizohet.
Shkak për kreun e qeverisë shqiptare lidhet me mungesën e të dhënave të plota të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.
“Vota e emigrantëve nuk është çështje dëshire apo vullneti nga ana jonë se ne duam, por është çështje e bazës së të dhënave. Ne nuk kemi akoma sot një regjistër të popullsisë në emigracion. Edhe pse kemi bërë disa tentativa nuk kemi arritur sepse siç jemi ne shqiptarët, kur vjen puna edhe për të bërë pasaportën tonë ose kartën e identitetit shkojmë e duam atë ditë, në momentin kur na duhet se na duhet për të bërë diçka. Por kjo çështja e databazës na pengon shumë për ta bërë procesin e votimit të emigrantëve”, tha Rama.
Pra, zihen e shahen përditë për reformën zgjedhore, por duket se PS e ka ndarë mendjen se ku do të fokusohet puna.
Lini një Përgjigje