
Fati i Sali Berishës do të jetë në dorë të Sokol Sadushit. Avokatët e tij kanë ankimuar në Gjykatën e Lartë masën e sigurisë ndaj tij dhe në shortin që është hedhur, rasti i Berishës do të shqyrtohet nga 3 gjyqtarët: Ilir Panda, Sokol Sadushi dhe Sokol Binaj.
Ndërkohë nuk është caktuar ende data se kur do shqyrtohet rekursi ku Berisha kundërshton masën e arrestit shtëpiak.
Ajo që bie në sy është emri i Sokol Sadushit, një emër mjaft i sulmuar nga Sali Berisha. Thuajse sa herë që sulmon drejtësinë, Berisha e përmend Sadushin. Ndoshta për shkak të kësaj situate mund të kërkohet dhe largimi i tij, por mbetet të shihet.
Berisha ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit të vitit 2023, pasi është i dyshuar për korrupsion në çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani.
Lini një Përgjigje