TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Qershor 2025, 19:46

Zgjedhjet që gllabëruan miliarda/ Celibashi 35 tenderë me vlerë 2.3 mld lekë, por nuk kemi akoma rezultat!

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet që gllabëruan miliarda/ Celibashi 35 tenderë me

Nga 35 tenderë, 23 procedura janë të tipit negocim pa njoftim...

Në një vend ku zgjedhjet duhej të ishin një mekanizëm funksional i demokracisë, Shqipëria e vitit 2025 përballet me një paradoks të hidhur: një proces elektoral që ka “ngrënë” mbi 2.3 miliardë lekë nga taksat e qytetarëve, por ende nuk ka një rezultat zyrtar përfundimtar.

Sipas të dhënave zyrtare të Open Data Albania, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë periudhës nëntor 2024 – maj 2025 ka zhvilluar 35 procedura prokurimi, me një fond limit total prej 2,325,521,199 lekësh. Por pavarësisht shifrave marramendëse dhe gjithë aparatit teknologjik të premtuar, procesi zgjedhor i 11 majit vazhdon të zvarritet në fazën e rinumërimit.

Zgjedhjet që gllabëruan miliarda/ Celibashi 35 tenderë me

Ka kaluar më shumë se një muaj dhe nuk kemi një rezultat final. Pse duhet të harxhohen kaq shumë para për identifikim elektronik, për pajisje elektronike, për kamera, skanerë, etj, dhe rezultati kontestohet. Sot nisi rinumërimi i votave dhe do të zgjasë 1 muaj. Pra deri në gusht nuk kemi akoma certifikim zgjedhjesh.

Zgjedhjet që gllabëruan miliarda/ Celibashi 35 tenderë me

Sipas të dhënave të Open Data Albania, nga këto 35 tenderë, 23 janë zhvilluar me negocim pa njoftim paraprak, një procedurë që rrallë herë garanton konkurrencë dhe transparencë. Madje, këto procedura përfaqësojnë 89% të totalit të shpenzimeve, çka ngre dyshime serioze për mënyrën sesi është menaxhuar buxheti zgjedhor.

Zgjedhjet që gllabëruan miliarda/ Celibashi 35 tenderë me

Më saktë nga këto 35 procedura prokurimi për logjistikën zgjedhore të zhvilluara gjatë periudhës nëntor – maj:

-23 procedura janë të tipit negocim pa njoftim, të cilat përfaqësojnë 89% të vlerës së përgjithshme të fondit limit.

-7 procedura janë tenderë të hapur mbi kufirin e lartë monetar (ndërkombëtarë).

-5 procedura janë tenderë të hapur të thjeshtuar.

Tenderi me Vlerën më të Lartë: Prokurimi me objekt: “Shërbimi postar për zgjedhësit nga jashtë vendit” ka një fond limit prej 1,008,333,333 lekësh dhe është zhvilluar përmes procedurës me negocim pa njoftim.

Operatori ekonomik i përzgjedhur dhe më pas i kontraktuar është DHL INTERNATIONAL (ALBANIA). Vlera totale e kontratës pa TVSH është 912,679,991 lekë.

Zgjedhjet që gllabëruan miliarda/ Celibashi 35 tenderë me

Renditja e Procedurave sipas vlerës së fondit limit

-Platforma Elektronike e Regjistrimit (PER) të zgjedhësve nga jashtë vendit dhe shërbimet mbështetëse të saj: Fond limit: 208,333,333 Lekë, Operator ekonomik i suksesshëm: INFOSOFT SYSTEMS (i vetmi pjesëmarrës).

-Shërbim për ngritjen e sistemit për regjistrimin e procesit të numërimit të votave në QNV, QNVJ dhe transmetimin në kohë reale në KQZ: Fond limit: 149,983,980 lekë Operator ekonomik i suksesshëm: R & T (i vetmi pjesëmarrës).

-Përditësime dhe përmirësime softuerike në Sistemin Elektronik të Identifikimit të Votuesve (SEIV), përfshirë shërbimin për furnizim, vendosje dhe zëvendësim pjesësh të pajisjeve PEI: Fond limit: 125,995,943 lekë. Operator ekonomik i suksesshëm: SMARTMATIC INTERNATIONAL HOLDING B.V. (i vetmi pjesëmarrës).

-Shërbime të suportit dhe përditësime për Votimin Elektronik për zgjedhjet për Kuvendin të datës 11 Maj 2025: Fond limit: 110,342,551 lekë, Operator ekonomik i suksesshëm: SMARTMATIC INTERNATIONAL HOLDING B.V. (i vetmi pjesëmarrës). /Pamfleti

Zgjedhjet që gllabëruan miliarda/ Celibashi 35 tenderë me

Lini një Përgjigje