TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Qershor 2025, 17:07

Verifikimi i 94 kutive për Gramshin dhe Peqinin, konstatohen më shumë fletë votimi sesa zgjedhës

Shkruar nga Pamfleti

Verifikimi i 94 kutive për Gramshin dhe Peqinin, konstatohen më

Ka përfunduar verifikimi i 94 kutive të votimit të Peqinit dhe Gramshit. Në pallatin e sportit “Fahrie Hoti” në Tiranë, KQZ rihapi kutitë e 2323 qendrave të votimit që i përkasin 4 qarqeve të ankimuara nga PD.

Të parat janë hapur kutitë e Gramshit dhe Peqinit, pas pretendimeve të PD për manipulim të procesit zgjedhor, edhe përmes fenomenit të “trenit bullgar”.

U konstatuan 15 raste ku fletët e votimit ishin vetëm një vulë dhe jo me 2. Në Peqin dhe Gramsh konstatohen fletë votimi në kuti më shumë sesa zgjedhës.

Ndërkohë, gjithë procesverbalet e konstatimit do t'i vihen në dispozicion Partisë Demokratike, e cila do të bëjë analizën e gjetjeve dhe më pas kërkesat që kanë do t'i paraqesin në seancën e radhës së KAS. Ndërsa nesër rinis procesi për rinumërimin e votave të qarkut Tiranë.

Lini një Përgjigje