TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Qershor 2025, 15:54

“Berishës i pëlqen pushteti”, Kadilli: Regjimi, një tango mes Ramës dhe kreut të PD

Shkruar nga Pamfleti

“Berishës i pëlqen pushteti”, Kadilli: Regjimi, një

Ish-kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, ka komentuar zgjedhjet e 11 majit dhe situatën aktuale brenda PD-së.

Kadilli kritikoi kreun e PD, Sali Berisha, i cili tha se humbja nuk mund të justifikohet me parregullsitë zgjedhore.

Ai u shpreh gjithashtu se rikthimi i Sali Berishës ka dëmtuar të ardhmen e PD-së ndërsa e cilësoi marrëdhënien politike mes Ramës dhe Berishës si një “tango”, që mban në këmbë një regjim.

“Nuk mendoja se PS do kalonte 80 mandate. Partitë e vogla i penalizoi sistemi dhe bënë gabime elektorale. Rezultati i zgjedhjeve nuk ishte surprizë. Ka shumë zgjedhje që përsëritet e njëjta garë. Janë pesë palë zgjedhje, ku është e njëjta situatë. Për sa kohë, zgjedhjet menaxhohen nga njerëz politikë, problemet do jenë të pranishme. Zgjedhjet nuk duhet të menaxhohen nga njerëz partiakë. Njerëzit politikë mbrojnë vendin e punës. Ka parregullsi, por kjo nuk justifikon humbjen e PD. Parregullsitë s’mund të jenë justifikim për humbjen katastrofike të Partisë Demokratike.

Përgjegjësitë janë sipas hierarkisë, gjithë ekipi drejtues i PD duhet të mbajë përgjegjësi. E kemi thënë shumë vetë që nuk ndërtohet ekip fitues me në krye Sali Berishën. Ne kemi thënë të vërtetën, ndërsa këta ngrohin kolltukun e deputetit. I kam shpallur luftë politike modelit të Berishës dhe të Bashës. Janë në gjendje moraliteti më të rëndë se të Partisë së Punës. Rikthimi i Berishës e vrau të ardhmen e PD-së. Në PD njerëzit u shanë me njëri-tjetrin dhe tani janë bashkë, nuk e di sa i sinqertë është ky bashkim. Berisha e di të vërtetën, por i pëlqen pushteti. Regjimi është në fakt një tango mes Berishës dhe Ramës”, tha ai për “News 24”.

Lini një Përgjigje