
Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku ka komentuar zgjedhjet që do të mbahen në Kukës më 24 shtator.
Që të fitojnë përballë PS, Çollaku tha se duhet të dalin me një kandidat të përbashkët edhe me Rithemelimin, duke mbështetur kështu kërkesën e PD në Kukës.
Por ai tha se nëse nuk ka unitet, atëherë ata do dalin me kandidatin e tyre.
“E kam përshëndetur thirrjen e PD në Kukës që bën apel për një kandidat të përbashkët. Për të fituar demokratë duhet ti bashkojmë votat. Kështu ka qenë qëndrimi edhe më parë, që të unifikohemi në një sigël, ka qenë Rithemelimi që e ka refuzuar duke shkathuar humbje katasrofale. Është kërkese e sinqertë, që të fitojmë votat e demokratëve duhet të jemi të bashkuar. Të shohim nëse do ketë një përgjigje, shpresoj që të ketë. Në çdo rast ne do ecim me procedurën si 14 maj”, tha Çollaku për “Report Tv”.
Lini një Përgjigje