TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Gusht 2023, 14:32

Rikthehet kriza? Meta lë Berishën jashtë zgjedhjeve të Kukësit, refuzon edhe planet për grup parlamentar

Shkruar nga Pamfleti
Rikthehet kriza? Meta lë Berishën jashtë zgjedhjeve të
Dyshja Meta-Berisha

Më 24 shtator do të mbahen zgjedhjet e reja në Kukës, por duket se Berisha nuk do futet dot në këto zgjedhje. Në 14 maj ai u fsheh pas logos së PL, por Meta e bëri të qartë se nuk ka ndërmend të përfaqësohet me kandidat...

Gusht i ftohtë në raportet Meta-Berisha. Edhe pse në fund të korrikut dyshja opozitare tentoi të tregonte se ishin të bashkuar, sot Ilir Meta ka dhënë një tjetër sinjal se i qëndron larg “non gratës”.

Duke qenë se shtatori pritet të jetë i nxehtë dhe thuhet se do të përballen me drejtësinë figura shumë të larta, Meta e Berisha i kanë intensifikuar daljet në media duke “braktisur” kështu dhe pushimet në vilat te Gjiri i Lalëzit. Kreu i PL doli në një konferencë për të folur mbi taksën e pronës, ku nuk munguan qëndrime dhe për aktualitetin politik.

Berisha ka dhënë sinjale se në shtator do të dalë me grup parlamentar më vete në Kuvend. Meta u pyet nëse 4 deputetët e tij do bashkohen me Berishën, por ai e dha sinjalin se kjo nuk do të ndodhë. Dihet që krijimi i një grupi krijon benefite, por si duket Meta nuk do të përzihet me grupin e “non gratës”.

Kjo është një çështje e karakterit teknik pasi deputetët tanë kanë qenë gjithmonë me qëndrime të vendosura opozitare në Parlament dhe do vijojnë të jenë duke bashkëpunuar me ata që janë përballë qeverisë. Do ketë intensifikim të të zgjedhurve tanë në të gjitha këshillat bashkiak që të kemi rikthim të llogaridhënies në pushtetin vendor”, tha ai.

Një tjetër goditje që i dha Meta aleatit të tij janë dhe zgjedhjet e Kukësit. Më 24 shtator do të mbahen zgjedhjet e reja, por duket se Berisha nuk do futet dot në këto zgjedhje. Në 14 maj ai u fsheh pas logos së PL, por Meta e bëri të qartë se nuk ka ndërmend të përfaqësohet me kandidat duke e bërë të qartë se Berisha duhet tani të gjejë parti tjetër nëse kërkon të ketë kandidatin e tij. Edhe pse u pyet disa herë nëse do ndjekë skemën e 14 majit, Meta nuk foli.

Nuk kemi asnjë pretendim për asnjë kandidat nga PL për bashkinë e Kukësit. Qëllimi ynë ka qenë i qartë t’i shërbejmë një koalicioni sa më të suksesshëm përballë një regjimi juntë. Në rastin konkret do mbështesim çdo kandidat që përzgjedh Partia Demokratike e Shqipërisë”, tha ai.

Që pas 14 majit raportet Meta-Berisha u ftohën. Kreu i PL nuk foli për manipulim zgjedhjesh, ndërkohë që shfaq vetëm në fund të korrikut  kur u shtuan zërat se mund të merrej i pandehur nga SPAK. Madje i shkoi dhe në zyrë Berishë, por duket se foltorja dhe PL janë me qëndrime të ndara kur vjen puna te aksioni opozitar. /Pamfleti

meta berisha

Lini një Përgjigje