Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kryer ditën e sotme testin e fundit të pajisjeve teknologjike, që do të përdoren për zgjedhjet e pjesshme të 24 shtatorit në Bashkinë Kukës.
Mësohet se janë 74 qendra votimi dhe në çdo qendër do të behët identifikimi elektronik i votuesve, ashtu siç u bë me 14 maj.
Krahas kësaj KQZ-JA ka menduar edhe për surprizat e pakëndshme që mund të ndodhin ditën e zgjedhjeve dhe për këtë ka vënë në dispozicion edhe një numër shtesë të pajisjeve, të cilët mund të përdoren në rast nevoje.
Gjithashtu KQZ-ja kishte planifikuar të kryente një trajnim më anëtarët e komisioneve për zgjedhjet në Kukës, por Lulzim Basha duket që është bërë sërish pengesë pasi nuk i ka dërguar të gjithë emrat që do jenë në detyrë më 24 shtator.
Ai ka regjistruar partinë në zgjedhje, por jo emër kandidati për Bashkinë Kukës duke e lënë betejën kundër socialistëve në dorë të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Ndërkohë po ditën e sotme në Kukës janë mbledhur deputetët e grupit Berisha-Bardhi.
Në mbledhje mësohet se deputeti Ervin Salianji ka kërkuar që kushdo që voton pro qeverisë të përjashtohet nga grupi.
Ndër të tjerë Salianji ka deklaruar se duhet të kenë një qëndrim të qartë për Reformën Zgjedhor.
Lini një Përgjigje