TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Maj 2025, 11:35

Zgjedhjet 2025, voton Agron Shehaj i shoqëruar nga bashkëshortja 

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhjet 2025, voton Agron Shehaj i shoqëruar nga bashkëshortja 
Agron Shehaj voton me bashkëshorten

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka ushtruar sot të drejtën e votës në kuadër të zgjedhjeve parlamentare, të cilat po zhvillohen në mbarë vendin. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Shehaj votoi në qendrën e votimit pranë shkollës “Dëshmorët e Lirisë” në Tiranë.

Në një prononcim të shkurtër për mediat, Shehaj theksoi rëndësinë e kësaj dite për demokracinë dhe qytetarët shqiptarë.

“Sot është dita kur zëri i qytetarëve do të dëgjohet. Të gjithë duhet të marrin pjesë në votime për të sjellë ndryshimin që vendi ka nevojë,” u shpreh ai.

 

zgjedhjet 2025 agron shehaj

Lini një Përgjigje