
Kandidati i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi tha se ka grupe të armatosura që përpiqen të intimidojnë qytetarët në Lushnjë.
Ai ka publikuar disa foto ku tregon se 3 grupe të armatosura që nuk janë as nga zona e Lushnjes iu bëjnë pritë automjeteve që nuk i njohin. Deputet i PD ka publikuar gjithashtu fotot e automjeteve të tyre, tip Golf dhe një automjet tip Benz.
“Janë të armatosur nëpër qendra, sa herë futet një makinë që s’e njeh fusin duart, ia kam dërguar shefit të komisariatit, u përballa me 3 grupe, nuk janë as nga zona. I kemi me surrat, makinat e të gjitha, sa tentohet të hyhet, ky fuste dorën në marsup, është një Golf dhe një Benz, asnjë s’është nga Lushnja, çdo makinë bën patronazhimin, kë s’njohin tentojnë ta intimidojnë”, tha Korreshi.

Lini një Përgjigje