TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Janar 2025, 17:50

Zgjedhjet 2025, Celibashi: Më 11 janar nis procesi i regjistrimit për votat e diasporës

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet 2025, Celibashi: Më 11 janar nis procesi i regjistrimit për

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka njoftuar se më 11 janar, do të nisë zyrtarisht procesi i regjistrimit të diasporës shqiptare për zgjedhjet e 11 majit 2025.

Përmes një video mesazhi, Celibashi tha se regjistrimi do të bëhet nëpërmjet Platformës Elektronike të Regjistrimit të votuesve nga jashtë në të cilën mund të hyhet nga aplikacioni KQZ, ose nëpërmjet faqes së internetit të këtij institucioni.

“Ky është një moment historik për zgjedhjet në Shqipëri, pasi për herë të parë bashkëqytetarët tanë me banim jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, do të kenë mundësi të votojnë atje ku ata e kanë vendqëndrimin e tyre”, tha ai ndër të tjera.

Zgjedhjet e përgjithshme parlamentare do të mbahen më 11 maj 2025, datë kjo e dekretuar tashmë nga Presidenti i Republikës Bajram Begaj.

Në këto zgjedhje, Diaspora shqiptare do ketë mundësi të votojë për herë të parë për kandidatët e tyre të preferuar, pa pasur nevojë të udhëtojnë drejt Shqipërisë.

Lini një Përgjigje